Të dashur bashkatdhetarë, në 27 Prill 2025, ora 13:00, ju ftojmë në takimin «POEZIA SI FORMË E EPËRME E GJUHËS» me poetin Artan Gjyzel Hasani i ardhur enkas nga Toronto për Festivalin e Librit Shqip në Montreal. Takimi do të zhvillohet në ambientet e Festivalit në adresën: John Abbot College. 21- 275 Lakeshore Road, Ste Anne de Bellevue, QC, H9X 3L9

ARTAN GJYZEL HASANI është poet, romancier, tregimtar dhe gazetar. U lind në Peshkopi në vitin 1962. Ka studiuar në Fakultetin e Mjeksisë, Universiteti i Tiranës dhe më vonë Seneca College of Applied Arts and Technology for Librarian. Prej 28 vitesh jeton jashtë atdheut. Ka punuar si gazetar për Top Chanel, Top Albania Radio, Klan TV dhe media të shkruara. Autor i 18 librave nga të cilët 13 vëllime poetike.

BIBLIOGRAFI: Striptizë në shpirtin tim (poezi, 1996). Një shqiptar në oborrin e El Grekos (roman, 2000). Hon (roman 2001). Misioni Paranoik (poezi 2006). Erotika (poezi, 2007). Stina e Pestë (dialog poetik me Aida Dizdari 2008). Mëkatari (poezi, 2011). Republika e Semaforëve (roman, 2013). Prandaj (poezi, 2014). Oval (poezi, 2016). Funeral (roman, 2017). Id (poezi, 2018). Amnezia Fatale (poezi, 2019). Rutina Perfekte (tregime, 2020). Imoralisti (poezi, 2021). Idioticus (poezi, 2022). Fata Morgana (poezi, 2023). Libido (poezi, 2024).
