SHOQATA KULTURORE SHQIPTARE MONTREAL – KRYESIA
Të nderuar anëtarë dhe dashamirës të Shoqatës Kulturore Shqiptare të Montrealit (Sh.K.Sh.M.),
Në datën 2 prill 2023 u mbajt mbledhja e përgjithshme e Sh.K.Sh.M., ku u analizua puna dy vjeçare e saj dhe u diskutua synimi në funksion të vazhdimësisë. Nga pjesëmarrja, u vu re një interesim i plotë i anëtarëve dhe angazhimi i tyre për të gjallëruar punën e shoqatës sonë dhe për ta ngritur atë në një nivel të ri. E veçanta e kësaj mbledhjeje ishte pjesëmarrja e të rinjve, të cilët do të garantojnë një impuls pozitiv dhe rritje cilësore për aktivitetet tona në të ardhmen.
Diskutimet nxorrën në pah punën e lavdërueshme të bërë nga kryesia, gjatë dy viteve para pandemisë.
Anëtarët që morën fjalën shprehën dëshirën për të dhënë kontribute reale në krijimin e një game aktivitetesh të qëndrueshme në formë tradicionale. Objekti i tyre do të jetë afrimi dhe kujdesi kundrejt të gjitha grupmoshave, sidomos të rinjve, me qëllim që të garantohet transmetimi i vlerave dhe traditave më të mira shqiptare ndër breza.
Në përfundim të kësaj mbledhjeje u zgjodh dhe kryesia e re. Anëtarët e kryesisë, po i prezantojmë shkurtimisht më poshtë:
Glen Kasneci, Kryetar
Ka mbaruar studimet universitare për Administrim Biznesi në Universitetin Concordia, Montreal; specializuar në biznes ndërkombëtar dhe në praktikat ligjore të biznesit. Pas përfundimit me sukses të MBA në Hult International Business School Boston, është punësuar si Portfolio Manager nga firma Rothenberg Wealth Management.
Anila Hasko, H.D, B.Sc, M.Ed, Sekretare
Për më shumë se 25 vjet që jeton në Montreal. Ka mbaruar për stomatologji në fakultetin e mjekësisë në Universitetin e Tiranës, dipllomuar për higjienë dentare në Kolegjin John Abbott në Montreal, që prej 2008 është pedagoge në Kolegjin Anglez John Abbott në programin e higjienës dentare, dhe paralelisht zhvillon bisnes privat te klinika e higjienës dentare OraSmile dhe aktivitet privat në linjë me kompanine Arbonne.
Merita Bashari, Financiere
Ka mbaruar Fakultetin e Ekonomisë në UT dhe studimet për Kontabilitet Profesional në ʺHECʺ, Montreal. Ka punuar për ʺNations Women’s Groupʺ në Cairo dhe ʺDakar Women’s Groupʺ në Senegal. Mbas një karriere tek ʺBanque Nationaleʺ, tashmë është në pension.
Fierez Dumani, Anëtar kryesie
Ka mbaruar studimet për Inxhineri Ndërtimi në Universitetin Concordia.
Mbas një eksperience 10 vjeçare në ekzekutim projektesh komerçiale, ushtron profesionin në kompaninë NouvLR, kompani e cila po ekzekuton projektin e REM-it.
Julinda Basha, Anëtare kryesie
Ka mbaruar shkollën e lartë në Tiranë për Infermieri e Përgjithshme, me specializim në neurologji. Mbas një karriere të gjatë në infermieri si në Shqipëri dhe në Itali, mbaron dhe specializimin në infermieri kardiologji në Montreal. Aktualisht punon në « Institut de cardiologie de Montréal ». Për më tepër, zhvillon paralelisht nje aktivitet privat në linjë me kompaninë Arbonne si dhe ka në pronësi një sallon bukurie & estetike.
Ralf Carcani, Anëtar kryesie
Ka mbaruar studimet në « Collège de l’immobilier du Québec » për «broker» i pasurive të paluajtëshme tregëtare. Aktualisht është i punësuar në fushën e pasurive të paluajtëshme, me kompaninë CBRE, ku ofron shërbime profesionale të specializuara. Megjithëse është larguar nga Shqipëria në moshën 7-vjeçare, Ralfi ruan një marrëdhënie të ngushtë me gjuhën dhe kulturën e vendlindjes.
Ermir Dardha, Anëtar kryesie
BSc, BA, MBA, ka prej më shumë se një dekade që banon në Montréal, Kanada. Ai është student i brezit të parë shqiptaro-amerikan që ka kryer studimet gjatë 2002-2006 në Empire State University dhe UNYT. Ermiri është specialist i ekonomisë ndërkombëtare me një karrierë dhe eksperiencë te pasur në institucione të ndryshme financiare e bankare. Ne Shqipëri, ai ka punuar në ProCredit Bank, ndërsa në Montreal ka punuar në Bankën Nacionale NBC si këshillues personal, për Capital One si këshillues borxhi, dhe prej 2021 punon për një institucion financiar si këshilltar i përgjithshëm.
Artur Gjidede, Anëtar kryesie
Ka mbaruar studimet për Inxhineri Mekanike në UT dhe Master për Shkencat e Aplikuara në ʺEcole Polytechniqueʺ në Montreal. Anëtar i Urdhërit të Inxhinierëve të Kebekut; punon si Inxhinier per ʺBombardier Aeronautiqueʺ.
Ana Hasa, Anëtare kryesie
Ka përfunduar studimet për drejtësi në Shqipëri. Mbërriti në Kanada dy vjet më parë,
ku dhe mbaroi studimet për estetikë. Aktualisht, ushtron këtë profesion.
Alfred Koçollari, Anëtar kryesie
Ka studjuar në Universitetin e Sorbonës, në Francë, ku ka përfunduar një Master për Gjuhë dhe Letërsi frënge. Pas studimeve, ka punuar si profesor në Universitetin e Tiranës, katedra e gjuhës frënge. Gjatë kësaj kohe ka qenë dhe prezantues i « Gjuha frënge » në TVSH. Aktualisht punon si profesor pranë Ministrisë së Emigracionit të Kebekut.
Mira Tafaj, Anëtare kryesie
Ka mbaruar studimet për Inxhinieri Mekanike në Universitetin Politeknik, Tiranë.
Mbas përfundimit me sukses të studimeve në « technique en pharmacie », në École des métiers des Faubourgs de Montréal, ushtroi profesionin për 15 vjet në spitalin Sacré-Cœur-de-Montréal. Aktualisht, punon si « Assistante chargé de projet » për « Centre de coordination Astrazeneca R&D, Montréal (division de Astrazeneca Canada Inc.)».
Shkëlqim Tola, Anëtar kryesie
I lindur në qytetin e Librazhdit, ai ka mbaruar studimet për veterinari. Mbas emigrimit para 22 vjetësh ne Kanada, aktualisht, është sipërmarrës i suksesshëm në industrinë e ndërtimit.
Mentor Avdiu, Anëtar kryesie
Ka lindur në qytetin e Beratit, në vitin 93 emigron në Greqi aty me pasion profesionalizohet si elekto-mekanik në industrinë ushqimore. Më tej ai hap kompaninë e parë në riparimin e paisjeve për guzhinat komerciale, që e drejton nga 2003 deri 2013. Po në këtë vit ai zhvendoset në Montreal fillon punë si specialist i kësaj fushe. Pa mbushur vitin hapi në Montreal kompaninë për riparme, mirëmbajte të paisjeve për të gjitha llojet e guzhinave. Atë e karakterizon korrektesa dhe cilësia në punë.
Të dashur anëtarë dhe simpatizantë, kryesia e re ju shpreh mirënjohjen për pjesëmarrjen dhe mbi të gjitha për mbështetjen e gjithanëshme; morale e financiare.
Përfitojmë nga rasti që t’ju premtojmë se do të bëjmë më të mirën në shërbim të komunitetit, për realizimin e objektivit tonë kryesor: ruajtjen, pasurimin dhe transmetimin e traditave kulturore shqiptare ndër breza.
Të gjithë ju që dëshironi të jepni kontributin tuaj, ose thjesht të bëheni pjesë e listës sonë të kontakteve, ju ftojmë të na shkruani në adresën e-mail: shkshmtl@gmail.com.
Anëtarësimet mund të bëhen në adresën : shkshmantar@gmail.com.
Me respekt
Kryesia e SHKSHM