Anëtarësimi/Statuti

Tarifat e anëtarësimit janë në Dollar Kanadez

Anëtarësim 2024 (1 prill 2024 – 31 mars 2025)

Informacioni më poshtë do të përdoret për të konfirmuar anëtarësimin tuaj tek Shoqata Kulturore Shqiptare Montreal. Të dhënat tuaja mbeten konfidenciale dhe përdoren vetëm për regjistrin e brendshëm të organizatës.

Anëtarësim për familje:

  • Çmimi për personin e parë 18-64 vjeç – 30$
  • Çmimi për çdo person tjeter 18-64 vjeç – 20$
  • Çmimi për çdo person nën 18 vjeç – 0$

Anëtarësim për një person (18-64 vjeç):

  • Çmimi për person – 30$

Anëtarësim për studentë ose persona mbi 65 vjeç:

  • Çmimi për person  – 20$

Anëtarësim për persona nën 18 vjeç:

  • Çmimi për person  – 0$

Ju lutem plotësoni formularin e rregjistrimit për antarësimin për periudhën 1 Prill 2024 – 31 Mars 2025. Afati i rregjistrimeve për anëtarësimet e reja është përgjatë gjithë vitit, duke filluar kryesisht nga muaji Mars, Prill, Maj 2024.

Kliko në lidhjen e mëposhtme dhe rregjistro të dhënat tani:

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSeoWOoWZk0mt8uxHSCt6AFyKLnpVxZb7hmD9h2z9YpfWV33pg/viewform?usp=sf_link

____________________________

STATUTI I SHOQATËS KULTURORE SHQIPTARE NE MONTREAL

NENI 1 – EMËRTIMI, SELIA DHE STEMA (LOGO)
‐ Shoqata quhet (“Shoqata Kulturore Shqiptare Montreal”), ose në formë të
shkurtuar (SHKSHM) dhe më poshtë e përmëndur si Shoqata.
‐ Selia qëndrore e Shoqatës do te jetë në qytetin e Montrealit, provinca e
Kebekut dhe në atë adresë që do të përcaktohet nga Bordi Drejtues. Shoqata
miraton në Mbledhjen e Anëtarëve stemën e saj.
‐ Mënyra e përdorimit të stemës së Shoqatës do të rregullohet me vendim të
Bordit Drejtues.

NENI 2 – MISIONI
‐ SHKSHM është një organizatë jo-fitimprurëse që do të perfaqesojë zërin e
komunitetit shqiptar ne Kebek duke ndihmuar në ruajtjen, zhvillimin dhe
promovimin e kulturës, artit dhe trashëgimisë shqiptare.
‐ SHKSHM vepron pa dallim feje, krahine apo ideje politike për të ruajtur
frymën kombëtare shqiptare në Kanada.
‐ SHKSHM e kryen misionin nëpërmjet kultivimit të vlerave, kulturës, traditës
kombëtare dhe të gjuhës shqipe, si dhe nëpërmjet ofrimit të shërbimeve të
shumëllojshme për grupmoshat e ndryshme në komunitetin shqiptar ne Kebek.
‐ SHKSHM do të punoje me përkushtim për një përfaqësim dinjitoz të
komunitetit shqiptar në shoqërinë kanadeze, në rritjen e vlerave dhe emrit të
shqiptarëve në Kebek dhe Kanada, në përfaqësimin e plotë të tyre në
strukturat e ndryshme shtetërore e shoqërore si të barabartë mes gjithë
kombësive të tjera në përbërjen e shoqërisë shumë-kulturore kanadeze.

NENI 3 – QËLLIMET
3.1. Informuese dhe edukative
a. SHKSHM do ju ofroje pjesëtarëve të Shoqatës dhe komunitetit shqiptar njoftime,
informacion, ligjërata mbi kulturën e trashëguar, do organizoj tubime dhe festime të
ditëve me rëndësi kombëtare shqiptare dhe kanadeze, si dhe do nxisë dhe mbështesi
të mësuarit e gjuhës shqipe.
3.2. Kulturore dhe argëtuese
a. Shoqata përhap dije me anë të mjeteve dhe formave të ndryshme si botimet
periodike (gazeta, fletë informative, buletine), radio e televizion, veprimtarive
muzikore, sportive, letrare me qëllim ruajtjen e traditës kombëtare.

2

3.3. Humanitare
a. SHKSHM do të ofrojë sipas mundësisë përkrahjen morale dhe materiale për
pjesëtarët e Shoqatës në Kebek.
3.4. Mbështetëse
a. SHKSHM do të punojë për krijimin e kushteve dhe nxitjen e pjesëmarrjes të gjithë
grupeve shoqërore në jetën e Shoqates.
3.5. Bashkëpunuese
a. Shoqata nëpërmjet shtrirjes së saj në zona të tjera përreth do të punoj në mënyrë të
vazhdueshme të konsolidoje dhe mbështese bashkëpunimin me shoqatat e tjera
simotra.

NENI 4 – VULA E SHOQATËS
a. Shoqata do të ketë vulën e saj të miratuar ashtu siç paraqitet në faqen e fundit të
këtij dokumenti.
b. Vula do të administrohet nga Bordi Drejtues, i cili miraton me anën e një udhëzimi
të veçantë (të shkruar) përdorimin e saj.

NENI 5 – ANËTARËSIA
5.1. Kriteret për anëtarësim
a. Anëtarësimi në Shoqatë është i hapur, për individë me kombësi shqiptare apo edhe
nga kombësi të tjera, mbi moshën 18 vjeç si dhe për organizata apo ndërmarrje
private ose publike që janë të angazhuara në veprimtari shumë-kulturore dhe që
pranojnë Statutin e Shoqatës.
5.2. Kërkesa për anëtarësim
a. Individët, organizatat dhe ndërmarrjet private ose publike që dëshirojnë të
anëtarësohen në SHKSHM duhet të plotësojnë Formularin e Anëtarësimit dhe të
paguajnë kuotën vjetore duke paraqitur nje dokument identifikimi zyrtar të njohur
nga autoritetet Kanadeze.
b. Informacionet personale që do ti jepen Shoqatës mbeten rreptësisht konfidenciale
dhe do përdoren vetëm në funksion të respektimit të Statutit të SHKSHM.
c. Të gjitha kërkesat për anëtarësim duhet të shoqërohen me pagesën e plotë të kuotës
së anëtarësisë.
d. Kërkesa e parë për anëtarësim duhet të jetë dorëzuar të paktën dy (2) muaj përpara
datës së mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme për të patur të drejtën e votës në
mbledhjen e saj me përjashtim të mbledhjes së pare për themelimin e Shoqatës.
e. Personat që janë anëtarësuar për herë të parë më pak se dy (2) muaj para mbledhjes
së Asamblesë së Përgjithshme nuk mund të votojnë.
f. Kërkesa për antaresim që nuk ploteson pikat a), c), dhe d) te këtij neni konsiderohet
e pavlefshme.

3

5.3. Shqyrtimi
a. Bordi Drejtues i Shoqatës do shqyrtoje dhe kontaktoje te interesuarin për
anëtarësim brënda dy (2) muajve.
b. Sekretari kujdeset për aspektin procedural të çdo kërkese për anëtarësim.
c. Anëtaresia hyn në fuqi vetëm kur ajo miratohet nga Bordi Drejtues në mbledhjen e
rradhës.
5.4. Kategoritë e anëtarësisë
a. Anëtarë: persona fizikë, organizata, shoqata, ndërmarrje private ose publike;
b. Anëtarë nderi;
c. Anëtarë të këshillit të nderit;
d. Anëtarë themelues.
5.5. Të drejtat e anëtarëve
a. E drejta për të votuar për çdo anëtar hyn në fuqi menjëherë pas pranimit të
anëtarësimit dhe marrjes së kartës së anëtarësisë;
b. E drejta për të marrë informacionet dhe lajmërimet zyrtare të Shoqatës;
c. E drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur në përputhje me nenet përkatëse;
d. Shërbime të tjera që mund të ofrojë Shoqata.
5.6. Të drejtat e anëtarëve të nderit
a. Bordi Drejtues mundet që me një shumicë votash prej dy të tretash (2/3) t’i japë
statutin “Anëtar Nderi” çdo personaliteti të kultures, artit dhe shkencës i cili ka
dhënë një ndihmesë të veçantë në shërbim të komunitetit Shqiptar kudo në botë.
b. Anëtari i nderit do të ketë të gjitha të drejtat që gëzojnë edhe anëtarët e tjerë të
Shoqatës perveç të drejtës për të votuar në Asamblenë e Përgjithëshme.
c. Anëtari i nderit përjashtohet nga pagesa e kuotës së anëtarësimit me përjashtim të
rasteve kur dëshiron të bëhet anëtar me të drejta të plota.
5.7. Të drejtat e anëtarëve të këshillit të nderit
a. Anëtarët e këshillit të nderit, njerëz me reputacion te veçantë profesional dhe me
vlera të spikatura, do të kenë rol këshillues me qëllim kryesor ruajtjen e harmonisë
dhe bashkimin e shqiptarëve përreth kultures dhe traditës shqiptare si dhe për
respektimin e parimeve të Statutit të SHKSHM.
b. Këshilli i Nderit do të përbëhet nga (3) anëtarë me kombësi shqiptare të zgjedhur
nga anëtarët themelues por kandidatura e tyre mund të sygjerohet nga cilido prej
anëtarëve të SHKSHM në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithëshme.
c. Këshilli i nderit këshillon Bordin Drejtues rreth ushtrimit të së drejtës së anëtarësisë
dhe ankesave, gjithashtu dhe për largimet nga anëtarësia.
d. Këshilli i nderit mund të veprojë si ndërmjetës midis palëve me miratimin e tyre.
e. Anëtarët e këshillit të nderit nuk kanë të drejtë vote në mbledhjet e Bordit Drejtues.
f. Këshilla e antarëve të nderit do jepet njëzëri në bazë të një vendimi të marrë me një
shumicë të thjeshtë vote.
g. Të tre anëtarët e këshillit të nderit mund të marrin pjesë në të gjitha mbledhjet e
Bordit Drejtues, por të paktën njeri prej tyre duhet të paraqitet në çdo mbledhje të
tij.

4
h. Një anëtar i këshillit të nderit duhet të mbledhë anëtarët themelues në raste të
jashtëzakonshme kur Bordi Drejtues apo cilido person tjeter vepron në shkelje
të Statutit të SHKSHM, të Konventës së të Drejtave dhe Lirive të Njeriut të
Kebekut, ose Kodit Penal të Kanadasë.
i. Mandati i një anëtari të këshillit të nderit është tre (3) vjet, me mundësi rizgjedhje.
5.8. Të drejtat e anëtarëve themelues
a. Anëtarët themelues mund të thërrasin një mbledhje të jashtëzakonshme të
Asamblesë së Përgjithshme kur të konsiderohet e nevojshme me një shumicë të
thjeshtë votash.
b. Anëtarët themelues, pasi të kenë bërë një kërkese për sqarim dhe tentative për
pajtim drejt një personi qe ka thyer ose tentuar të thyej nenin 5.7. h), kanë
detyrimin moral dhe ligjor të denoncojnë tek autoritetet shtetërore Kanadeze cdo

anëtar ose individ që ka thyer ose tenton të thyej drejtëperdrejtë ose jo-
drejtëpërdrejtë nenin 5.7. h).

c. Me një shumicë të thjeshtë votash, anëtarët themelues mund të pranojnë sërisht në
SHKSHM një anëtar të përjashtuar nga Bordi Drejtues, një anëtar të përjashtuar nga
SHKSHM, apo një anëtar të përjashtuar nga grupi i anëtarëve themelues në qoftë se
anëtari i përjashtuar pendohet për veprimin që detyroi përjashtimin e anëtarit.
d. Anëtarët themelues mund të zëvëndësojnë me një shumicë të thjeshtë votash një
anëtar themelues që nuk mund të kryejë me funksionin e tij.
e. Anëtarët themelues mund të përjashtojnë me një shumicë prej 2/3 votash një anëtar
themelues që kryen shkelje të statutit te SHKSHM, të Kodit të Etikës së SHKSHM,
të Rregullores së SHKSHM, të Konventës të Drejtave të Njeriut të Kebekut, Kodit
Penal të Kanadasë ose që tregon një sjellje të padenjë, imorale ose ofenduese
kundrejt të tjerëve.
f. Anëtarët themelues mund të plotësojnë ç’do detyrë tjetër që kërkohet nga Statuti i
Shoqates ose që mund të lindi për të realizuar funksionimin normal të Shoqatës.
5.9. Kuotat e anëtarësimit për anëtarët
a. Kuota e anëtarësimit është 30 dollarë kanadezë për individë dhe 20 dollarë
kanadezë për çdo anëtar tjetër të së njëjtes familje.
b. Kuota e anëtarësimit është 20 dollar kanadezë për studentët, pensionistët ose
personat mbi 65 vjeç.
c. Kuotat e anëtarësimit miratohet në Mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të
SHKSHM, e drejta e ndryshimit i përket Bordit Drejtues.
d. Kuotat e anëtarësimit janë vjetore dhe të pakthyeshme.
e. Bordi Drejtues duhet të kontaktojë të gjithë anëtarët për kryerjen e pagesës vjetore
katër (4) muaj para mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme.
f. Për të thjeshtuar kryerjen e pagesës, Bordi Drejtues duhet të mundësojë pagesat
përmes transfertave bankare elektronike.
g. Pagesa vjetore e antarëve të regjistruar në vitin paraardhës mund të bëhet edhe në
ditën e mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme.

5

5.10. Përfundimi i anëtarësisë
a. Çdo anëtar mund të tërhiqet nga anëtarësia në SHKSHM duke bërë një kerkesë
dorëheqjeje me shkrim.
b. Përfundimi i anëtarësimit hyn në fuqi nga data e pranimit të dorëheqjes.
c. Mospagesa e kuotës së anëtarësimit deri në 90 ditë pas skadimit të anëtarësimit
nënkupton dorëheqjen nga anëtarësimi në SHKSHM.
d. Përfundimi i anëtarësisë heq të gjitha të drejtat dhe detyrimet e mëparshme të një
anëtari.
e. Bordi Drejtues mund të përjashtojë me shumicë të thjeshtë votash çdo anëtar të
SHKSHM që kryen shkelje të Statutit te SHKSHM, të Kodit të Etikës së
SHKSHM, të Rregullores së SHKSHM, të Konventës të Drejtave dhe Lirive të
Njeriut të Kebekut, Kodit Penal të Kanadasë ose që tregon një sjellje të padenjë,
imorale ose ofenduese kundrejt të tjerëve.
f. Bordi Drejtues mund të pezullojë me shumicë të thjeshtë votash të drejtat e një
anëtari të Bordit Drejtues për sjellje të padenjë ose ofenduese deri ne mbledhjen e
ardhshme të Asamblesë së Përgjithëshme.
g. Bordi Drejtues dhe çdo anëtar i SHKSHM ka detyrimin t’i drejtohet Anëtarëve
themelues për çdo anëtar që thyen drejtëperdrejtë ose jo-drejtëpërdrejtë Koventën e
të Drejtave të Njeriut të Kebekut ose Kodin Penal të Kanadasë.
h. Anëtari i përjashtuar mund të rimarrë përsëri titullin anëtar i SHKSHM sipas nenit
5.8. pika c.

NENI 6 – ORGANIZIMI I SHOQATËS
6.1 Mbledhjet e Anëtarëve të Shoqatës
a. Minimumi
Minimumi i nevojshëm i pjesëmarrjes në cdo mbledhje të Asamblesë së
Pergjithëshme eshte njëzet e pesë për qind (25%) e anëtarëve të Shoqatës.
Në qoftë se gjysëm ore pas kohës së përcaktuar për fillimin e mbledhjes, ky
minimum nuk është arritur, atëhere me vendim të anëtarëve pjesëmarrës
përcaktohet një datë dhe kohë tjetër për zhvillimin e mbledhjes. Nëse ne takimin e
ardhshëm minimumi i nevojshem prej 25% nuk arrihet, atëhere anëtarët e
pranishëm do të përbëjnë minimumin e nevojshëm.
b. Votimi
Votimi në mbledhje është individual. Çdo vendim në mbledhjet e anëtarëve të
SHKSHM do të merret me shumicë të thjeshtë votash. Në rast të numrit të
barabartë të votave mbi një temë të caktuar, vota e Kryetarit të Bordit Drejtues
është përcaktuese.
c. Mbledhja e jashtëzakonshme
i. Kryetari i Shoqatës mund të thërrasë një mbledhje të jashtëzakonshme brenda
15 ditësh pas marrjes së një peticioni të nënshkruar nga 15 përqind e
anëtarësisë.
ii. Në çdo rast tjetër kur kërkohet një mbledhje e jashtëzakonshme nga Bordi
Drejtues ose nga Anëtarët themelues në bazë të Nenit 5.8. pika a.
iii. Njoftimi dhe qëllimi i mbledhjes do t’i dërgohet çdo anëtari të paktën 10 ditë
zyrtare para mbajtjes së mbledhjes.

6
iv. Vendimet e marra në mbledhjen e jashtëzakonshme të antarësisë janë të
vlefshme vetëm në rast se miratohen me shumicë të thjeshtë votash të
anëtarëve në mbledhje.
v. Vendimet e marra në mbledhjen e jashtëzakonshme të antarësisë nuk mund të
ndryshojnë Statutin apo misionin e Shoqatës.
d. Asambleja e Përgjithshme
Mbledhja vjetore e anëtarëve të SHKSHM do të quhet Asambleja e Përgjithshme e
SHKSHM.
e. Koha e mbledhjes së antarëve
i. SHKSHM do të mbajë një mbledhje vjetore të detyrueshme të Asamblesë së
Përgjithshme në fundjavën e fundit të muajit mars.
ii. Njoftimi për këtë mbledhje do të dërgohet me të gjitha mjetet e mundshme të
informimit.
iii. SHKSH mundet të mbajë mbledhje vjetore të tjera gjatë gjithë vitit kalendarik
nëse gjykohet e nevojshme nga Bordi Drejtues.
f. Detyrimet e Asamblesë së Përgjithëshme të SHKSHM janë:
i. Zgjedhja e bordit të ri drejtues,
ii. Aprovimi i ndryshimeve të Statutit dhe rregulloreve nga Bordit Drejtues,
iii. Ndryshimi i Statutit me minimum vote prej 3/4 të anëtarëve të regjistruar,
iv. Ç’do vendim tjetër që kërkohet nga Statuti i SHKSHM.
e. Proçesverbali
Sekretari i Shoqatës së bashku me dy anëtarë të përcaktuar nga Mbledhja e
Anëtarëve të Shoqatës do të jenë përgjegjës për proçesverbalin e Mbledhjes së
Anëtarëve.
6.2. Organet drejtuese
a. Në përputhje me këtë Statut, si dhe me udhëzimet që mund të dalin nga votimet
me shumicë të thjeshtë të anëtarëve të pranishëm në mbledhjet e Anëtarëve, Bordi
Drejtues udhëheq punët dhe drejton Shoqatën.
b. Bordi Drejtues ka një numër minimal prej nëntë (9) anëtarësh, ku përfshihen
Kryetari, Zëvendëskryetari, Sekretari, Financieri, dhe pesë anëtarë.
c. Në rastet kur do nevojitet, Bordi Drejtues mund të krijoje grupe pune duke
kërkuar ndihmë nga anëtarët e SHKSHM ose anëtarët themelues.
6.3. Vendimarrja në munges
a. Në qoftë se rrethana të veçanta e bëjnë të pamundur prezencën e të gjithë
anëtarëve të Bordit Drejtues në mbledhje, anëtarët e Bordit Drejtues që janë
prezent ne mbledhje mund të marrin vendime por duhet të njoftojnë anëtarët që
munguan të cilët kanë një javë kohë të shprehin mendimin e tyre rreth vendimit të
marrë.
6.4. Zgjedhja e Bordit Drejtues
a. Para se të paraqitet plani i një kandidati referuar në Nenin 6.4. pika f. vii. në
Asamblenë e Përgjithshme, Bordi Drejtues në fuqi duhet të sigurohet që
kandidatura respekton kushtet e Statutit.

7
b. Anëtarët e Asamblesë së Përgjithshme zgjedhin pesë (5) anëtarët e Komisionit
Zgjedhor të cilët do drejtojnë zgjedhjet për anëtarë të Bordit Drejtues.
c. Bordi Drejtues zgjidhet një herë në vit me votim të fshehtë në Asamblenë e
Përgjithshme të Anëtarëve të SHKSHM.
d. Votimi do të bëhet për të zgjedhur Bordin Drejtues sipas listës shumë-emërore të
kandidateve për anëtarë të Bordit.
e. Bordi Drejtues do të ketë tre (3) vënde me prioritet për femrat dhe dy (2) vënde
me prioritet për të rinjtë nën moshën 27 vjeç. Në qoftë se keto kandidatura nuk
ofrohen atëhere vendet me prioritet do të plotësohen nga kandidaturat e tjera.
f. Kandidatët e Bordit Drejtues duhet të kenë cilësit e mëposhtme:
i. Kandidatët e Bordit Drejtues duhet të jenë individë me besueshmëri.
ii. Të zotërojnë gjuhën shqipe dhe gjuhën angleze ose franceze.
iii. Të kenë qënë të paktën një vit anëtarë të SHKSHM.
iv. Të kenë përfunduar gjimnazin (12 vjet shkollë) dhe të ketë patur sukses ne
një fushë të caktuar profesionale, ose të kenë përfunduar studimet
universitare.
v. Të mos kenë preçedentë penalë ose probleme mendore të vërtetuara.
vi. Të mos jenë perjashtuar nga Shoqata për shkelje të Statutit.
vii. Të paraqesin publikisht një muaj para zgjedhjeve një plan të qartë rreth
kontributit që mund t’i ofrojnë Shoqatës dhe anëtarëve të saj duke ju
përmbajtur misionit dhe kritereve të Statutit të SHKSHM.
g. Bordi drejtues me votim të fshehtë në ditën e zgjedhjeve voton për zgjedhjen e
kryetarit të shoqatës dhe më pas zgjedh zv/kryetarin, sekretarin dhe financierin e
Shoqatës.
h. Bordi Drejtues në fuqi do të synojë që të paktën 50% të anëtarëve ekzistues të tij të
konkurojnë dhe të jenë kandidatë për Anëtarë Bordi në zgjedhjet e reja të Shoqatës.
i. Anëtarët e sapo zgjedhur dhe pa eksperiencë në borde drejtues duhet të regjistrohen
në një kurs të paguar nga Shoqata jo më të gjatë se gjysëm dite rreth të drejtave dhe
detyrave të një anëtari bordi drejtues.
6.5. Kohëzgjatja
a. Anëtarët e Bordit Drejtues do të kenë një mandat në përputhje me nenin 6.4.
b. Kryetari i Shoqatës nuk mund të zgjidhet më shumë se tre (3) mandate të
njëpasnjëshme dhe anëtarët e tjerë të Bordit Drejtues nuk mund të zgjidhen më
shumë se pesë (5) mandate të njëpasnjëshme, me përjashtim të rastit kur një nga
këta anëtar, përfshir edhe kryetarin, votohet nga 3⁄4 e anëtarëve së Asamblesë e
Përgjithshme.
c. Një anëtar i Bordit Drejtues mund të pezullohet për shkelje të Statutit të
SHKSHM, të Kodit të Etikës së SHKSHM, të Rregullores së SHKSHM, të
Konventës së të Drejtave dhe Lirive të Njeriut të Kebekut, ose Kodit Penal të
Kanadasë me shumicë të thjeshtë vote nga anëtarët e tjerë të Bordit Drejtues dhe
pasi të jenë këshilluar me anëtarët e Këshillit të Nderit.
d. Mungesa e pajustifikuar e një anëtari të Bordit në tre (3) takime të njëpasnjëshme
të Bordit do të gjykohet si heqje dorë vullnetare nga kjo detyre dhe mandati quhet
i përfunduar me vendim të Bordit Drejtues.

8

6.6. Vendet e lira në Bordin Drejtues
a. Një vend do të quhet i lirë në Bordin Drejtues në rast:
i. Të një letre dorëheqjeje me shkrim të dorëzuar të paktën dy javë para
mbledhjes së Bordit Drejtues ose në rast të largimit vullnetar sipas Nenit 6.5
pika d.
ii. Në rast të pamundësisë shëndetësore të anëtarit të Bordit Drejtues.

b. Vendi i lirë në Bordin Drejtues mund do të plotësohet vetëm sipas listës shumë-
emërore të votuar në Asamblenë e Përgjithshme me votat më të shumta nga një

kandidat që gjithashtu plotëson kushtet e Nenit 6.4. pika e. dhe kushtet e
anëtarësimit në bazë të Statutit të SHKSHM.
6.7. Shpërblimi, kufizime, dhe detyrime
a. Anëtarët e Bordit Drejtues do të shërbejnë si vullnetarë pa pagesë.
b. Anëtarët e Bordit Drejtues nuk mund të përfitojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë apo
jo të drejtpërdrejtë për shkak të pozicionit të tyre në Bordin Drejtues apo në emër
të SHKSHM.
c. Në rast të organizimit të çdo aktiviteti privat anëtari i Bordit Drejtues ka detyrimin
që në ftesë të njoftojë të ftuarit e tij dhe të nënvizojë faktin që aktiviteti nuk po
organizohet në emër të SHKSHM.
d. Askush nuk mund të përdorë për arsye personale informacionet apo mjetet e
SHKSHM.
e. Bordi Drejtues mund të angazhojë kontraktorë dhe të paguajë shuma të arsyeshme
për të përmbushur detyrat e përcaktuara nga Mbledhjet e Anëtarëve, vetë Bordi
Drejtues, apo Statuti i SHKSHM.
f. Bordi Drejtues mund të pranojë propozime për bashkëpunim me anëtarë ose
individë për interesa fitimprurëse të Shoqatës nëse bashkëpunimi mundëson
arritjen e qëllimeve të Statutit.
6.8. Kryetari
a. Kryetari është drejtuesi kryesor zbatues dhe përgjegjës i Shoqatës që do të
udhëheqë çdo takim të Shoqatës dhe Bordit Drejtues.
b. Ai është i ngarkuar me drejtimin e përgjithshëm, kontrollin e punëve dhe
veprimtarisë së shoqatës si dhe përfaqësimin e saj.
c. Kryetari harton dhe zhvillon programe pune si dhe mbikqyr këtë proçes duke
udhëhequr dhe udhëzuar.
d. Kryetari vlerëson ecurinë e këtyre programeve dhe përcakton vazhdimësinë apo
përfundimin e tyre pasi të jenë miratuar me një shumicë të thjeshtë votash nga
Bordi Drejtues.
e. Gjatë mungesës dhe pamundësisë së kryetarit, detyrat ushtrohen nga zëvëndës
kryetari.
f. Për tu kualifikuar për në pozicionin e kryetarit, kandidatët duhet të kenë qenë të
paktën një vit të plotë si anëtarë të Shoqatës, të jenë shtetas kanadezë ose të kenë
statusin qytetarë të përhershëm në Kanada.

9

6.9. Zëvendëskryetari
a. Në mungesë dhe në pamundësi të ushtrimit të detyrës nga kryetari,
zëvendëskryetari do të zbatojë detyrat dhe të drejtat e kryetarit të Shoqatës.
b. Gjithashtu, ai mund të kryejë edhe detyra të tjera që mund t’i ngarkohen nga
Bordi Drejtues.
c. Për t’u kualifikuar për në pozicionin e zëvendëskryetarit, kandidatët duhet të kenë
qenë të paktën një vit të plotë si anëtarë në Shoqatë, të jenë shtetas kanadezë ose
të kenë statusin qytetarë të përhershëm në Kanada.
6.10. Sekretari dhe ndihmës sekretari
a. Sekretari i Shoqatës ka për detyrë organizimin e takimeve të Bordit Drejtues,
mbajtjen e proçesverbaleve të mbledhjeve, regjistrimin e anëtarëve pjesëmarrës,
mirëmbajtjen e dokumentacionit, mbajtjen dhe përdorimin e vulës së Shoqatës në
përputhje me rregullat për përdorimin e saj, si dhe detyra të tjera që mund t’i
ngarkohen nga Bordi Drejtues dhe/ose nga kryetari.
b. Bordi Drejtues i Shoqates mund të caktojë edhe një zv/sekretar i cili ndihmon
Sekretarin në kryerjen e detyrave të tij.
c. Sekretarit i ngarkohet detyra për të ruajtur rreptësisht konfidencialitetin e të gjitha
informacioneve që i përkasin anëtarëve të Shoqatës dhe çdo informacion tjetër që
duhet ose kërkohet të mbahet i tillë.
6.11. Financieri
a. Financieri i Shoqatës do të mbajë të gjitha shënimet financiare të Shoqatës, do të
paraqesë raportin e kontrollit të brendshëm financiar para Mbledhjes së Anëtarëve
të Shoqatës, do të propozojë për miratim Dokumentin për Politika dhe Procedura
Financiare të Shoqatës, si dhe do të zbatojë çdo detyrë që mund t’i ngarkohet nga
Bordi Drejtues.
b. Kandidatët për pozicionin e Financierit duhet të jenë individë që kanë dëshmuar
besueshmëri, duhet të jenë anëtarë të Bordit Drejtues, si dhe duhet të kenë përvojë
pune dhe shkollime në fushat e llogari-mbajtjes apo financave.
c. Financieri kujdeset për fletoret (regjistrat), shkresat dhe dëftesat financiare si dhe
për mirëpërdorimin e fondeve të Shoqatës.
d. Financieri është përgjegjes për çështjet dhe detyrimet tatimore.


NENI 7 – MBLEDHJET E BORDIT DREJTUES
7.1. Mbledhjet e Bordit Drejtues
a. Mbledhjet e Bordit Drejtues do të mbahen aq herë sa të jetë e nevojshme, por jo
me pak se gjashtë (6) herë në vit.
b. Mbledhjet thirren nga kryetari i Shoqatës.
c. Mbledhjet e veçanta të Bordit Drejtues mund të thirren nga kryetari i Shoqatës pas
kërkesës me shkrim të së paku tre (3) anëtarëve të Bordit Drejtues, ku njoftohet
dhe për temat për të cilat kërkohet takimi.

7.2. Njoftimi

10
a. Mbledhjet e Bordit Drejtues kërkojnë një njoftim që i drejtohet secilit anëtar të
Bordit dhe Anëtarëve të Këshillit të nderit rreth dates së mbledhjes së ardhshme e
cila mund të përcaktohet edhe në fund të mbledhjes së fundit.

7.3. Minimumi
a. Gjysma plus një (50%+1) anëtar e numrit të përgjithshëm të anëtarëve të Bordit
Drejtues përbën minimumin e nevojshëm për mbajtjen e mbledhjes së Bordit
Drejtues.
b. Mbledhja e Bordit Drejtues mund të mbahet pa minimumin e nevojshëm, me
kusht që të gjitha vendimet të ratifikohen në mbledhjen e ardhshme me minimum
të nevojshëm të Bordit Drejtues, përndryshe mbledhja pa minimumin e
nevojshëm do të quhet e pavlefshme.
7.4. Votimi
a. Votimi në mbledhjet e Bordit Drejtues do të jetë individual.
b. Çdo vendim i marrë në mbledhjet e Bordit Drejtues do të merret me shumicë të
thjeshtë votash.
c. Në rast të numrit të barabartë të votave, vota e Kryetarit të Bordit Drejtues është
përcaktuese.
7.5. Procesverbali
a. Sekretari i Shoqatës është përgjegjës për mbajtjen e proçesverbalit të takimit të
Bordit Drejtues.


NENI 8 – VITI FISKAL.
a. Viti fiskal në Shoqatë fillon më 01 Janar dhe përfundon më 31 Dhjetor të çdo viti
kalendarik.

NENI 9 – DOKUMENTAT ME SHKRIM
a. Dokumentat me shkrim të Shoqatës (në fletën me emblemën e Shoqates) që
kërkojnë vulë dhe nënshkrim do të nënshkruhen nga kryetari i Shoqatës dhe do tё
ciklohen nga Sekretari.
b. Këto dokumenta përfshijnë çeqe, kontrata, transferta bankare, memorandume dhe
marrëveshje bashkëpunimi, fatura financiare, urdhërpagesa, vendime, si dhe
letërkëmbime të rëndësishme.

NENI 10 – RREGULLORJA E SHKSHM DHE KODI I ETIKËS
a. Rregullorja e SHKSHM ka si qëllim kryesor sqarimin dhe interpretimin e Statutit.
b. Bordi Drejtues mund të hartojë dhe miratojë Rregulloren e SHKSHM duke u
bazuar në qëllimin dhe parimet e Statutit të SHKSHM për administrimin dhe
veprimtaritë e Shoqatës.
c. Ndryshimet në Rregullore të SHKSHM duhet të miratohen në Mbledhjen e radhës
së Asamblesë së Pergjithshme. Në qoftë se ndryshimet nuk miratohen nga
Asambleja e Përgjithshme ato bëhen të pavlefshme dhe nuk mund të miratohen
përsëri nga Bordi Drejtues.

11
d. Bordi Drejtues do të rishikojë kohë pas kohe Kodin e Etikës së Shoqatës dhe do të
sigurojë që ky kod të bëhet i njohur për të gjithë anëtarët.


NENI 11 – GRUPET E PUNËS
a. Shoqata mund të ketë grupe pune të përhershme dhe të përkohshme.
b. Puna e këtyre grupeve do të rregullohet si më poshtë:
i. Grupet e përhershme ngrihen me propozim të Bordit Drejtues duke vënë
në dijeni anëtarët e SHKSHM.
ii. Grupet e përhershme pushojnë së ekzistuari me vendim të Mbledhjes së
Bordit Drejtues pasi të kenë njoftuar anëtarët e SHKSHM.
iii. Grupet e përhershme dhe të përkohshme do të raportojnë në mbledhjet e
Bordit Drejtues.
iv. Grupet e përhershme dhe të përkohshme do të përgatisin një raport vjetor
pune për Mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme.

c. Grupe të përhershme mund të jenë grupe pune për edukim dhe kulturë, financa,
për shërbime ndaj anëtarëve, emërime dhe zgjedhje, për Komisionin e Anëtarësisë
dhe Disiplinës dhe të tjera sipas nevojës.
d. Bordi Drejtues mund të krijojë kohë pas kohe grupe të përkohshme për të kryer
detyra të veçanta.
e. Këto grupe apo komitete shkrihen me realizimin e detyrave të ngarkuara.

NENI 12 – BURIMET FINANCIARE
a. Burimet financiare të Shoqatës do të përbëhen nga: kuotat e anëtarësisë si dhe nga
mjetet financiare që vijnë nga dhurimet apo nga veprimtaritë për shtimin e
fondeve.
b. Çdo veprimtari e hapur e Shoqatës do të shfrytëzohet edhe si mundësi për shtimin
e fondeve.
c. Bordi Drejtues është përgjegjës për miratimin e një Plani Vjetor për shtimin e
fondeve të Shoqatës, si dhe për mënyrën e përdorimit të fondeve që vijnë prej
dhurimeve dhe veprimtarive që organizon Shoqata për shtimin e fondeve.


NENI 13 – KONTROLLI FINANCIAR
a. Librat financiarë dhe dokumentat e Shoqatës do të rishikohen në fund të çdo viti
fiskal nga dy ekspertë që përcaktohen nga Bordi Drejtues.
b. Raporti i dy ekspertëve fiskalë i bëhet i njohur Bordit Drejtues që merr vendimet e
nevojshme sipas këshillimeve në raportin e shkruar.
c. Financieri i Shoqatës do të paraqesë situatën financiare dhe një raport të detajuar
për vitin fiskal në çdo Mbledhje të Asamblesë së Përgjithshme të Shoqatës.


NENI 14 – KONFLIKTI I INTERESAVE
a. Konflikti i interesave brënda këtij Statuti nënkupton konflikt interesi mes
Shoqatës dhe interesit privat që mund të kenë anëtarët e Shoqatës apo anëtarët e
organeve drejtuese të saj.
b. Për të shmangur konfliktin e interesave, para çdo votimi në mbledhjet e Bordit
Drejtues apo në mbledhjet e Asamblesë së Përgjithshme, cilido drejtues apo
anëtar duhet të vetë deklarojë një konflikt interesi të mundshëm.

12
c. Në rast se konflikti i interesit ekziston, atëherë personi përkatës nuk do të votojë
ose nuk do të votohet.


NENI 15 – GJUHËT ZYRTARE
a. Gjuhët zyrtare të SHKSHM janë gjuha shqipe, frënge dhe angleze.
b. Në Mbledhjet e Anëtarëve, Bordit Drejtues, Grupeve të përhershme dhe të
përkohshme gjuhë e parë do të jetë gjuha shqipe, pa përjashtuar përdorimin sipas
dëshirës të gjuhës anglisht ose frëngjisht.
c. Bordi Drejtues do të miratojë rregullat për përdorimin e gjuhëve zyrtare të
Shoqatës në rastet e korrespondencës dhe dokumentacionit të Shoqatës.


NENI 16 – BOTIMET DHE FAQJA E INTERNETIT
a. Shoqata mund të botojë në mënyrë periodike buletinin e Shoqatës.
b. Bordi Drejtues do të vendosë për botime të tjera të mundshme prej Shoqatës.
c. Shoqata do të ketë faqen e saj zyrtare të internetit.
d. Të drejtën për të bërë botimin e materialeve në këtë faqe do ta kenë vetëm
personat e autorizuar nga Bordi Drejtues.
e. Faqja në rrjetet shoqërore të Shoqatës do të drejtohet vetëm nga persona të
autorizuar nga Bordi Drejtues dhe askush nuk mund të pranohet në rrjetin
shoqëror pa plotësuar të gjitha kriteret e regjistrimit.
f. Miratimin për postimin e materialeve dhe njoftimeve në këtë faqe do ta japë
kryetari dhe sekretari i Shoqatës.


NENI 17 – SHPËRBËRJA E SHOQATËS
a. Vendimi për shpërberjen e Shoqatës mund të merret vetëm në mbledhjet e
Asamblesë së Përgjithshme.
b. Vendimi për shpërndarjen e Shoqatës do të jetë i vlefshëm vetëm në se është
aprovuar me votim të fshehtë dhe ka marre votat e të paktën 3⁄4 të numrit të
përgjithshëm të anëtarëve të regjistruar të Shoqatës dhe një shumicë votash të
anëtarëve themelues.


NENI 18 – RISHIKIMI I STATUTIT TË SHKSHM
a. Statuti i Shoqatës nuk mund të ndryshohet nga Bordit Drejtues, por Bordi
Drejtues mund të propozojë ose të krijojë një grup pune të posaçëm për të
paraqitur për miratim në Asamblenë e Përgjithshme ndryshime të Statutit.
b. Për aprovimin e ndryshimeve në Statut nevojiten votat e tre të katërtave (3/4) të
anëtarëve të Asamblesë së Përgjithëshme.


NENI 19 – INTERPRETIME DHE KONKLUZIONE
a. Në këtë Statut dhe në çdo akt tjetër të Shoqatës që do të aprovohet më pas sipas
përmbajtjes të fjalisë, një fjalë në gjininë femërore duhet të nënkuptojë dhe
gjininë mashkullore dhe anasjelltas, dhe gjithashtu nënkupton dhe subjekte siç
dikton logjika.
b. Në rast se ky Statut nuk shprehet me përcaktim në një pikë të caktuar,
konkluzione paralele dhe me të njëjtin qëllim mund të arrihen nga pika të tjera në
të cilën ky Statut shprehet.

13
c. Statuti i SHKSHM, Rregullorja e SHKSHM, dhe Kodi i Etikës së SHKSHM janë
dokumentet themelues të SHKSHM. Kur e përshtatshme, fjala Statut nënkupton
rregulloren e SHKSHM dhe Kodin të Etikës.
d. Në rast kundërshtimi të dy neneve, Neni që i afrohet më shumë qëllimit të
Shoqatës mbizotëron ne aplikim.
e. SHKSHM perdoret shkurt – Shoqata.
f. Bordi drejtues SHKSHM, perdoret shkurt – Bordi Drejtues
g. Versionet e miratuara frengjisht, anglisht, dhe shqip të këtij Statuti do të
interpretohen sëbashku në harmoni.
h. Posti i kryetarit, zv. kryetarit, sekretarit, financierit dhe funksionarëve të Bordit
Drejtues të Shoqatës nënkupton të njëjtat poste në nivel Shoqate.
NENI 20 – MBLEDHJA E PARË PËRJASHTOHET
a. Për të mundësuar themelimin e Shoqatës disa përjashtime nga ky Statut mund të
bëhen vetëm ne mbledhjen e parë të krijimit te Shoqatës por në asnjë mbledhje
tjetër që do vijojë nuk mund të ketë devijime nga ky Statut.


NENI 21 – DISPOZITA KALIMTARE
a. Duke qenë se mandati i anëtarëve në fuqi të Bordit Drejtues, kryetarit dhe
funksionarëve të tjerë të zgjedhur të Shoqatës mbaron në muajin mars të një viti
duke ndjekur frymën dhe nenet e këtij Statuti, për të siguruar vazhdimësinë e
drejtimit dhe të funksionimit normal të Shoqatës, me hyrjen në fuqi të këtij
Statuti, mandati i Bordit Drejtues, kryetarit dhe funksionarëve të tjerë të zgjedhur
të Shoqatës do të zgjatet deri në Mbledhjen e rradhës së Asamblesë së
Përgjithshme të Shoqatës siç parashikohet në këtë Statut.

HYRJA NË FUQI
Ky Statut është aprovuar nga Anëtarët themelues të Shoqatës më datë 4 tetor 2015,
paraqitur dhe diskutuar në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të datës
4 tetor 2015 dhe hyn në fuqi menjëherë.