🗓 Data: 25 tetor 2025 | 🕓 Ora: 16:30 – 17:30
📍 Vendi: Shkolla “Naim Frashëri”, Centre des Ressources Communautaire de Côte-des-Neiges
Adresa: 6767 chemin de la Côte-des-Neiges, Salla 601, 603 Montréal QC H3S 2T6
Ftojmë të gjithë të pasionuarit e kulturës dhe literaturës shqiptare të marrin pjesë në prezantimin e librit të parë të autorit Zejadin Dedinca, me titullin “Rrugët e mia”.
Ky aktivitet do të mbahet më 25 tetor 2025, nga ora 16:30 deri në 17:30, në ambientet e Shkollës “Naim Frashëri” në Montréal.
➡️ Hyrja është falas, por vendet janë të limituara për shkak të hapësirës.
Për të marrë pjesë, ju lutemi të regjistroheni paraprakisht duke përdorur linkun më poshtë:
📖 Axhenda e ditës
- Prezantimi i autorit dhe biografisë së tij
- Prezantimi i librit “Rrugët e mia”
- Sesion pyetje-përgjigje mbi botimin dhe procesin krijues
(Sasia e librave në dispozicion është e kufizuar)
👤 Rreth autorit – Zejadin Dedinca
Zejadin Dedinca lindi më 1 prill 1974 në fshatin Lajthishtë, komuna e Obiliqit. Ai është fëmija i dytë në familje. Arsimin fillor e kreu në vendlindje, ndërsa atë tetëvjeçar në Hade. Shkollimin e mesëm profesional e vijoi në Obiliq, duke ndërtuar bazat e një rrugëtimi që do ta çonte shumë më larg.
Me përkushtim dhe vendosmëri, Zejadini emigroi në Kanada, ku përfundoi studimet në fushën e teknologjisë së informacionit (IT) në një kolegj të njohur në Montreal.
Përtej profesionit, ai njihet si atdhetar i përkushtuar, humanist dhe zë kritik i kohës. Aktiv në fushën e publicistikës dhe shkrimeve sociale, Zejadini kontribuon vazhdimisht për komunitetin shqiptar kudo që ndodhet.
Libri “Rrugët e mia” është një pasqyrë e jetës së tij – një rrëfim i sinqertë për sakrificën, përkushtimin dhe dashurinë për atdheun. Një histori që do të gjejë jehonë në zemrat e shumë lexuesve, sepse rrënjët e tij janë rrënjët tona të përbashkëta.
📅 Mos e humbisni këtë ngjarje kulturore unike!
Bashkohuni me ne për të festuar një tjetër sukses të komunitetit shqiptar në Montreal.
