Të nderuar bashkëpunëtorë e bashkëkombas.
Çdo vit, Festa Kombëtare e Flamurit është një moment i madh krenarie për komunitetin tonë.
Këtë vit, Shoqata Kulturore Shqiptare Montréal ka nderin të organizojë një ngjarje të madhe kulturore dhe komunitare më 29 nëntor 2025, për të festuar së bashku krenarinë, unitetin dhe trashëgiminë tonë kulturore shqiptare.
Ky edicion është veçanërisht i rëndësishëm, sepse këtë vit shënojmë edhe 10-vjetorin e themelimit të Shoqatës Kulturore Shqiptare Montréal, një dekadë plot punë, bashkim dhe dashuri për kulturën dhe komunitetin tonë.
Është një mundësi e veçantë që biznesi juaj të bëhet pjesë e kësaj feste të rëndësishme, duke fituar njëkohësisht dukshmëri dhe vlerë brenda komunitetit tonë.
Paketat tona të sponsorizimit
Ju ftojmë të bëheni partner zyrtar i kësaj ngjarjeje madhështore, duke zgjedhur njërën prej paketave të sponsorizimit, të krijuara posaçërisht për t’i dhënë dukshmëri biznesit tuaj dhe për të mbështetur kulturën dhe unitetin shqiptar në Montreal.
Krenaria e Komunitetit – 1 400 $
10 bileta falas.
Logoja juaj në të gjitha afishet dhe rrjetet sociale, përmendje e veçantë gjatë mbrëmjes.
Tavolinë prezantimi në hyrje.
Uniteti Kombëtar – 1 000 $
6 bileta falas.
Logoja juaj në afishe dhe rrjete sociale.
Tavolinë prezantimi në hyrje.
Mbështetje Kulturore – 300 $
Logoja juaj në afishe dhe rrjete sociale.
Tavolinë prezantimi në hyrje.
Këto paketa janë të vlefshme si shpenzime reklamuese dhe ofrojnë përjashtim të plotë tatimor për biznesin tuaj.
Mbështetja juaj ka ndikim të vërtetë !
Duke u bërë partner, ju ndihmoni në realizimin e projekteve të qëndrueshme komunitare, si:
Shkolla Shqipe “Naim Frashëri”, që ndihmon fëmijët të mësojnë gjuhën dhe kulturën shqiptare.
Grupi i valleve “Albos”, që përcjell trashëgiminë tonë artistike te brezat e rinj.
Si dhe aktivitete të tjera kulturore që forcojnë lidhjet brenda komunitetit tonë.
Kontributi juaj ndihmon në ruajtjen dhe përhapjen e kulturës shqiptare në Quebec, duke bashkuar komunitetin rreth vlerave dhe traditave që na bëjnë krenarë.
Ju falënderojmë sinqerisht për angazhimin dhe mbështetjen tuaj ndaj kulturës shqiptare. ❤️🖤
