Me shumë gëzim dhe krenari, Shoqata Kulturore Shqiptare e Montrealit dhe Shoqata Shqiptare Kosova Montréal ju ftojmë të festojmë së bashku 7 dhe 8 marsin – Festën e Mësuesit dhe Festën e Gruas.
Dy data që mbartin në vetvete forcën, dashurinë dhe dritën e kombit tonë. Dy festa që na kujtojnë se një komb rritet përmes dijes dhe forcohet përmes zemrës së gruas.
Të nderojmë ata që mbajnë gjallë shpirtin shqiptar në botë
Në këtë ditë të veçantë, le të bashkohemi si një familje e madhe shqiptare në Montréal për të shprehur mirënjohjen tonë të thellë për mësuesit dhe gratë shqiptare – për përkushtimin, sakrificën dhe dashurinë e tyre të palodhur.
Ata janë frymëzimi i brezave, ruajtësit e gjuhës sonë të bukur, mbartësit e kulturës dhe identitetit që na bën krenarë kudo në botë.
Një paradite e ngrohtë, në frymën e traditës
Ju ftojmë të ndajmë së bashku një paradite–drekë të mbushur me buzëqeshje, biseda të ngrohta dhe emocione të sinqerta.
Në atmosferë familjare, me mikpritjen që na karakterizon dhe me shije tradicionale që na rikthejnë tek rrënjët tona, do të festojmë unitetin dhe dashurinë që na bashkon si komunitet.
Sepse forca jonë qëndron tek bashkëpunimi.
Bukuria jonë qëndron tek solidariteti.
Shpirti ynë qëndron tek gjuha dhe kultura që ua lëmë trashëgim fëmijëve tanë.
Program i pasur artistik dhe kulturor
Gjatë aktivitetit do të kemi:
Të ftuar nderi do jenë:
Performanca nga nxënësit e shkollës shqipe, vjersha dhe këngë
Performance nga grupi i valleve “Albos”
Artistë shqiptarë që veprojnë në Montréal
Surpriza të veçanta për të nderuar këtë ditë simbolike
Një moment reflektimi, krenarie dhe gëzimi – për të vlerësuar ata që çdo ditë kontribuojnë në ruajtjen e identitetit tonë në diasporë.
Tryeza tradicionale shqiptare
Një pjesë e veçantë e festës do të jetë tryeza e pasur me ushqime tradicionale të përgatitura nga amvisat shqiptare. Pjatat më të mira të kuzhinës sonë do të sillen me dashuri nga pjesmarrësit dhe do të ndahen me të gjithë pjesëmarrësit, duke rikrijuar shijen e shtëpisë dhe traditave tona. Përmes këtyre gatimeve jo vetëm që shijojmë ushqimin, por edhe ruajmë kulturën dhe kujtimet që na bashkojnë si komunitet.
Detajet e aktivitetit
Data: 7 mars 2026
Ora: 11:00-15:00
Vendi: CACI 12049, boulevard Laurentien Montréal (Québec) H4K 1M8
Rezervoni vëndin tuaj
Ju lutemi të plotësoni formularin për të rezervuar pjesëmarrjen tuaj:
👉 Rregjistrohuni këtu ………..
Me respekt, dashuri dhe krenari kombëtare,
🇦🇱 Shoqata Kulturore Shqiptare e Montrealit
🇽🇰 Shoqata Shqiptare Kosova Montréal
Ju presim të festojmë së bashku zemrën dhe diturinë e kombit tonë.

