Ju njoftojmë se Asambleja Gjenerale e Shoqatës Kulturore Shqiptare të Montrealit do të mbahet më 29 mars 2026, një moment i rëndësishëm për jetën dhe të ardhmen e organizatës sonë.
Kjo asamble përfaqëson një mundësi të vlefshme për të reflektuar mbi rrugëtimin tonë të përbashkët, për të prezantuar arritjet e deritanishme, për të shqyrtuar bilancin e punës së realizuar dhe për të diskutuar vizionin dhe planet e vazhdimësisë së Shoqatës për vitet në vijim.
Gjatë Asamblesë do të trajtohen:
- Bilanci dhe aktivitetet e realizuara deri më tani
- Arritjet dhe zhvillimet e Shoqatës
- Idetë dhe propozimet për projekte të reja
- Diskutim i hapur me anëtarët
- Procesi i zgjedhjeve për strukturat drejtuese
- Planet strategjike për të ardhmen e Shoqatës
Pjesëmarrja juaj dhe vota juaj janë thelbësore për forcimin e demokracisë së brendshme dhe për vazhdimësinë e suksesshme të punës sonë komunitare.
Njoftim për anëtarësimin:
Të gjithë ata që nuk e kanë përfunduar ende anëtarësimin, janë ende në kohë për ta realizuar atë dhe për të fituar të drejtën e votës në Asamble.
Anëtarësimi mund të bëhet drejtpërdrejt online përmes faqes së internetit të Shoqatës
https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSc5mDpsepYbResZ1xvYLW74v69mYKTzrMzqGkXNW510dh4IPg/viewform,
ndërsa pagesa kryhet me e-Transfer në adresën: shkshmantar@gmail.com.
Vetëm pas përfundimit të regjistrimit dhe pagesës, anëtarësimi konsiderohet i vlefshëm për votim.
Gjithashtu, do t’ju jepet mundësia për të kryer anëtarësimin edhe ditën e Asamblesë, përpara fillimit të takimit.
Detajet e takimit:
Data: 29 mars 2026
Ora: 11:00
Vendi: CACI – 12049 boulevard Laurentien, Montréal, Québec
Ju ftojmë të merrni pjesë aktivisht, të ndani idetë tuaja dhe të kontribuoni në ndërtimin e së ardhmes së Shoqatës sonë.
