Të nderuar prindër të komunitetit shqiptar, për fëmijët tanë kemi menduar një aktivitet për festat e fundvitit.
Kur: Ditën e djelë datë 17 Dhejtor 2023 nga ora 12:00 -16:00.
Ku: Adresa CACI 12049 Blvd. Laurentien, Montreal, Quebec H4K 1M8
Shoqata Kulturore ofron pijet për fëmijët, organizon disa lojra, dhe fotografi të cilat do të lahen në një moment të dytë e jepen dhuratë kujtim për fëmijët me Babagjyshin e vitit të ri. Ndërsa për prindërit gjithashtu do të ofrohet kafe.
E gjithë pasditja do të shoqërohet me muzikë festash fundviti e aktivitete si dhe muzikë për fëmijë. Animatorë që do të kryejnë piktura të vogla për fëmijët, ndoshta Babagjyshi do të tregoj edhe ndonjë përallë për fëmijët e shumë supriza të tjera i presin vogëlushët.
Shënim: Prindërit lutet të konfirmojnë paraprakisht prezencën e fëmijëve të tyre në numrin e telefonit (514) 806-3775. Si dhe prindi duhet ta pregatisi paraprakisht dhuratën e tyre specifikisht për fëmijën përkatës duke mbajtur shënimin e emrit të fëmijës mbi atë dhuratë.
Programi i Festës së fëmijëve dhe Babagjyshit
———————————————————–
Hapja datë 17 Dhjetor 23 (ora 12 e drekës)
1) Hyrja shoqëruar me muzikë të lehtë këngë në shqip për festat e fund vitit.
2) Fotografi me Babagjyshin (ora 12-13)
Familjet vijnë me fëmijët sipas orarit të mbërritjes, bëjnë fotot që në fillim sipas radhës së ardhjes, në këtë moment i jepet edhe dhurata e dëshiruar nga prindi me emrin e fëmijës përkatës ngjitur mbi paketim.
3) Recitime, surpriza, shumë dhurata modeste nga sponsorët, shoqëruar me muzikë për fëmijë dhe pije e biskota të freskta, ndërsa për prindërit kafe (ora 13-14).
4) Vajzat animatore pikturojnë me bojra fëmijët (ora 14-15).
5) Grupi i valleve, fëmijët kërcime (ora 15-16).
Mbyllja ora (16 pasdite)