HAPEN RREGJISTRIMET PËR TË MËSUAR GJUHËN SHQIP NË MONTREAL

– JU MIRËPRESIM

Përshëndetje të dashur bashkatdhetarë, fëmijë e prindër!

Shoqata Kulturore Shqiptare e Montrealit ka kënaqësinë t’ju njoftojë se klasa « Mësoj Shqip » e Projektit 7 fillon rregjistrimin e fëmijeve të grupmoshës 5-12 vjeç, të shtunën në datën 3 Shkurt 2024.

Prindërit dhe fëmijet janë të mirëpritur të asistojnë në ceremoninë e hapjes si dhe për të bërë rregjistrimin e fëmijëve në këtë program, ditën e shtunë datë 3 shkurt në orën 10-12 në adresën e mëposhtme :

Salla 601-3

Centre de ressources communautaires de Côte des Neiges

📍 6767 Chemin de la Côte-des-Neiges,

Montréal, QC H3S 2B6, CA

Në pamundësi për të kryer rregjistrimin në datën 3 Shkurt 2024 fizikisht, rregjistrimi elektronik mund të bëhet edhe duke kontaktuar nga sot Sekretaren e Kryesisë së Shoqatës Znj. Anila Hasko në numrin e telefonit:

📞 (514) 883-3919.

Klasa « Mësoj Shqip » fillon mësimin e saj të parë të shtunën në daten 10 shkurt dhe do të vazhdoj për ç’do të shtunë në orën 10-12 në adresën e mësipërme. Programi i këtij sezoni shtrihet deri në 29 Qershor 2024 dhe është falas.

Kryesia e Shoqatës Kulturore Shqiptare të Montrealit falenderon:

Ambasadên e Republikës së Shqipërisë në Ottawa për mundësimin e Abetareve dhe librave për fëmijë.

Qëndrën Komunitare Cote-des-Neiges që mundësoi lokalin për kryerjen e mësimit dhe të aktiviteteve të tjera që do të zhvillohen të shtunave nga ora 9-15.

Emisionin e Radios Centre-Ville 102.3 FM në shqip “Aromë Shqipërie” dhe veçanërisht Z. Shkëlqim Tola për përpjekjet e rikthimit të Projektit të mësimit të gjuhës shqipe.

Mësuesen Marjana Dumani që mori përsipër këtë detyrë të rëndësishme e të bukur.

• Anëtaren e Shoqates sonë Znj. Arta Koçollari që do tê jetë koordinatorja e këtij programi.

Dhe mbi të gjitha ju falënderojme juve, prindërve atdhedashes, që edukoni fëmijët me dashurinë për gjuhën tonë të bukur e të veçantë, e cila do u hapë dritaren e mësimit të kulturës sonë, të këngëve tona, traditave tona të bukura.

Suksese fëmijëve të klasës “Mësoj Shqip”!

Rregjistrimet për në Klasën Shqipe janë hapur dhe po afron afati i fillimit. Projekti 7 i mësimit të gjuhës shqipe fillon të shtunën në daten 10 shkurt. Rregjistrimi per klasen « Mësoj shqip » që është e nivelit fillestar, fillon të shtunën në datën 3 shkurt fizikisht në ambientet e klasës.

Ekipi i Shoqatës Kulturore Shqiptare të Montrealit me iniciativen e Emisionit të Radios Centre-Ville 102.3 FM në shqip “Aromë Shqipërie” arriti te realizoje Projektin 7 « Mësoj Shqip ».

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *