Komunikim publik nga koordinatorja Znj. Anila Hasko.

Pasi mësueset kryen vlerësimin e nivelit të shqipes të fëmijëve të regjistruar, filloi mësimi i rregullt i gjuhës shqipe në Montreal në datën 10 Shkurt 2024. Fëmijët janë ndarë në dy klasa sipas moshave. Njera klasë ka fëmijë të grupmoshës 5 deri 8 vjeç dhe klasa tjetër 9 deri 13 vjeç.

Mësimi nga ora 9:30-11:30 do të zhvillohet për grup-moshat e vogla dhe mësuese është Valmira Lami e ndihmese Arta Elezi, ndërsa për grupmoshat 9-12 vjeç mësimi do të zhvillohet nga ora 12:00-14:00 dhe mësuese është Mariana Dumani dhe ndihmëse Ornela Bregu.

Ky do të jetë orari i mësimit çdo të Shtunë për këtë semestër deri në muajin Qershor 2024.

Grupi i vogël – ora 9:30-11:30

Grupi i madh – ora 12:00-14:00

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *