Të nderuar bashkëatdhetarë.
Një lajm i hidhur ka tronditur komunitetin shqiptar në Montreal.
Para disa ditësh, u nda nga jeta Migen Dibra (Avokate , PHD në Shkencat Juridike), duke lënë në pikëllim të thellë djalin e saj Davis Joseph, të shoqin Florian Kongoli dhe nënën Shpëtime Llubani.
Me këtë rast, i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes, për këtë humbje të madhe.
Në orët në vazhdim do të njoftojmë detaje nga organizimi i ceremonisë mortore.
Ftojmë të gjithë bashkë atdhetarët të marrin pjesë, për t’i dhënë lamtumirën e fundit dhe për të nderuar e respektuar Migenin si një nga pjestaret më të spikatura të komunitetit shqiptar në Montreal dhe gjithe Kanadanë.
Prehu në paqe e të qoftë dheu i lehtë!
Me respekt
Shoqata Kulturore Shqiptare Montreal
_______________________________________________
Përditësimi i informactionit datë 27-02-2024
Të nderuar bashkëatdhetarë.
Siç kemi njoftuar, para disa ditësh, u nda nga jeta Migen Dibra (Avokate , PHD në Shkencat Juridike), duke lënë në pikëllim të thellë djalin e saj Davis Joseph, bashkëshortin Florian Kongoli dhe nënën Shpëtime Llubani.
Me këtë rast, i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes, për këtë humbje të madhe.
Ju bëjmë me dije se ceremonia mortore do të zhvillohet si më poshtë:
Koha : Ditën e shtunë, 02 Mars 2024, ora 14.30.
Vendi : Basilique Notre-Dame de Montréal.
110, rue Notre-Dame Ouest Montréal
(Québec) H2Y 1T1
Pas Ceremonisë Mortore, rreth orës 16:15, familja organizon një recepsion në ambjentet e Katedrales.
_______________________________________________
Varrimi do të kryhet ditën e hënë, 04 Mars 2024 në Notre Dame Cemetery.
Kortezhi mortor niset nga ambjentet e Urgel Bourgie Mont-Royal në orën 9:30,
1255 Beaumont Ave, Mount Royal, Québec H3P 3J1
Familja fton të gjithë bashkë atdhetarët, miq e dashamirës, të marrin pjesë, për t’i dhënë lamtumirën e fundit dhe për të nderuar e respektuar Migenin, një nga pjestaret më të spikatura të komunitetit shqiptar në Montreal dhe gjithë Kanadanë.
Prehu në paqe Migen!
Me respekt
Shoqata Kulturore Shqiptare Montreal
R.I.P. Migen Dibra 2 Mars 1973 – 18 Shkurt 2024