Me trishtim të thellë, ju njoftojmë se pak ditë më parë na ka lënë baca Hakif Hoxha. Ai ishte një mik i çmuar dhe një udhëheqës i rëndësishëm në komunitetin tonë shqiptar në Montreal, gjithnjë aktiv që nga ardhja jonë masive në vitin 1999.

Familjarët e të ndjerit Hakif Hoxha pritën ngushëllime të dielen, më 17 Mars, nga ora 13:00 deri në ora 18:00, në Xhaminë në 2836 rue Allard, H4E 2M2, Montreal.

Në datën 18 Mars 2024 familjarët bëjnë me dije se do të udhëtojnë për në Kaçanik, Kosovë ku edhe do të kryhet edhe ceremonia e fundit mortore.

I shprehim ngushëllimet tona të sinqerta familjes.

Shoqata Kulturore Shqiptare Montreal

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *