Të nderuar bashkatdhetar.

Sapo ka filluar periudha e anëtarësimeve apo ri-anëtarësimeve për Shoqatën Kulturore Shqiptare të Montrealit për vitin fiskal Prill 2024-Mars 2025.

Kjo do të na ndihmojë për të vazhduar dhe zhvilluar më tej projektet tona si për Shkollën Shqipe “Naim Frashëri” në Montreal, apo për grupin e valleve Albos, për të mbështetur aktivitetet tona, mbrëmjet festive, për të ndihmuar anëtarët e komunitetit shqiptar të ruajnë gjuhën dhe kulturën.

Shoqata, e cila është nê periudhë reformimi, ka nevojë për mbështetjen e të gjithëve. Anëtarësimi është një nga mënyrat për të realizuar këtë. Ju falenderojmë për mbështetjen dhe pjesëmarrjen tuaj.

Ju lutem ndiqni link-un e mëposhtëm për të kryer rregjistrimin në faqen tonë web.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *