Më 27 Prill 2025, në Kolegjin John Abbott, do të zhvillohet Festivali i Librit Shqip në Montreal.
Eksploroni botën e letërsisë shqipe me një përzgjedhje të madhe librash nga shumë autorë tanë.
Detajet e ngjarjes:
– John Abbott College, 21-275 Lakeshore Road, Sainte-Anne-de-Bellevue, QC H9X 3L9
– 27 Prill 2025, ora 11 paradite deri në orën 8 pasdite
Ftojmë të gjithë dashamirësit e librit dhe kulturës shqiptare të marrin pjesë në këtë panair të veçantë.
Gjithashtu, nëse dëshironi të kontribuoni, jemi në kërkim të vullnetarëve që mund të na ndihmojnë gjatë organizimit të aktivitetit.