Dëshirojmë t’ju bëjmë me dije, anëtarë të rregjistruar, që asambleja gjenerale do të mbahet me 6 prill 2025, ora 11:00 paradite.
Adresa: Centre d’appui aux communautés immigrantes (CACI), 12049 Boul. Laurentien
Montréal (QC) H4K 1M8
Kjo asamble është e thirrur për të prezantuar analizën vjetore si edhe për të ftuar specialistë të nevojshëm për ekipin drejtues. Jeni të ftuar të gjithë ju që jeni anëtarë të rregjistruar, anëtarë të rinj për të dhënë sugjerimet tuaja.
Bëhuni pjesë e bordit drejtues
SHKSHM është një organizatë jo-fitimprurëse që do të perfaqesojë zërin e komunitetit shqiptar ne Kebek duke ndihmuar në ruajtjen, zhvillimin dhe promovimin e kulturës, artit dhe trashëgimisë shqiptare.
Bordi drejtues i SHKSHM-së është formuar nga vullnetarë që kanë marrë përsipër të promovojnë misionin dhe vlerat e shoqatës.
Nëse keni qenë anëtar për të paktën një vit dhe dëshironi të bëheni pjesë e bordit drejtues, ju ftojmë të na kontaktoni. Një botim i veçantë do të publikohet së shpejti me një formular për këtë qëllim.
