Të nderuar bashkatdhetar.
Sapo ka filluar periudha e anëtarësimeve apo ri-anëtarësimeve për Shoqatën Kulturore Shqiptare të Montrealit për vitin fiskal Prill 2025-Mars 2026.
Kjo do të na ndihmojë për të vazhduar dhe zhvilluar më tej projektet tona si për Shkollën Shqipe “Naim Frashëri” në Montreal, apo për grupin e valleve Albos, për të mbështetur aktivitetet tona, mbrëmjet festive, për të ndihmuar anëtarët e komunitetit shqiptar të ruajnë gjuhën dhe kulturën.
Shoqata, e cila është në periudhë reformimi, ka nevojë për mbështetjen e të gjithëve. Anëtarësimi është një nga mënyrat për të realizuar këtë. Ju falenderojmë për mbështetjen dhe pjesëmarrjen tuaj.
Ju lutem ndiqni link-un e mëposhtëm për të kryer rregjistrimin në faqen tonë web.
Bëhuni pjesë e bordit drejtues
SHKSHM është një organizatë jo-fitimprurëse që do të perfaqesojë zërin e komunitetit shqiptar ne Kebek duke ndihmuar në ruajtjen, zhvillimin dhe promovimin e kulturës, artit dhe trashëgimisë shqiptare.
Bordi drejtues i SHKSHM-së është formuar nga vullnetarë që kanë marrë përsipër të promovojnë misionin dhe vlerat e shoqatës.
Nëse keni qenë anëtar për të paktën një vit dhe dëshironi të bëheni pjesë e bordit drejtues, ju ftojmë të na kontaktoni. Një botim i veçantë do të publikohet së shpejti me një formular për këtë qëllim.