Të dashur bashkatdhetarë, prindër e fëmijë, të shtunën në datën 25 janar fillon sezoni i ri i Shkollës Shqipe Naim Frashëri në Montreal.
Informacione për orarin dhe vendndodhjen
Të shtunën, në datën 25 janar, Shkolla Shqipe Naim Frashëri mirëpret fëmijët dhe prindërit për hapjen e sezonit te ri janar – prill 2025. Kjo shkollë ka për qëllim ruajtjen dhe promovimin e gjuhës dhe kulturës sonë të pasur tek brezat e rinj.
E shtunë 25 janar, ora 3 deri 5 pasdite – mësimi i parë
Vendndodhja :
- Centre des Ressources Communautaire de Côte-des-Neiges
- 6767 chemin de la Côte-des-Neiges, Salla 601, 603 Montréal QC H3S 2T6
Historia e shkollës Naim Frashëri
Sezoni i parë mori pjesë në shkurt – qershor 2024 dhe ishte një sukses. Shoqata mbuloi me fondet e saj koston e shkollës (një pagesë simbolike për mësueset), duke bërë të mundur që ai sezon të ishte falas për fëmijët.
Materiali mësimor u dhurua nga Ambasada e Shqipërisë në Otava dhe sallat na u dhanë falas nga Centre des Ressources Communautaire de Côte-des Neiges. Meqenëse kostoja që mbulon Shoqata është e konsiderueshme për fondet e saj, Kryesia e Shoqatës vendosi që tē ketë një kontribut nga prindërit duke filluar nga ky sezon i shtatorit.
Sipas fjalës se urtë “Duhet një fshat për të rritur një fëmijë”, edhe Shoqata filloi një iniciativë të rëndësishme për mbështetjen e shkollës shqipe “Naim Frasheri” në Montreal, Kanada. Një kontribut financiar, sado i vogël, ishte një hap përpara në sigurimin e një edukimi të cilësisë së lartë për fëmijët tanë.
Sezoni i dytë u kompletua ne shtator – dhjetor 2024 dhe 11 nxënës u dipllomuan.
Informacione për kontribut financiar
Për dhuratë financiare mund te bëni derdhjen direkt ne llogarinë e Shoqatës në adresën : Association Culturelle Albanaise Montreal shkshmantar@gmail.com, duke shënuar “dhurate për Shkollën Shqipe” në mesazhin që do shoqërojë derdhjen.
Për më shumë informacion mbi mënyrat e dhurimit, ose për të rregjistruar një fëmijë, ju lutemi të kontaktoni:
Anila Hasko
(514) 883-3919
shkshmtl@gmail.com
Së bashku, mund të bëjmë një ndryshim të madh për komunitetin tonë dhe të ardhmen e fëmijëve tanë!
Me respekt dhe mirënjohje,
Shoqata Kulturore Shqiptare Montreal