Datë 18 Qershor 2023 – Ora: 11:00

  • DATA : 18 Qershor 2023,
  • Ora: 11:00
  • ADRESA: Club Tomahawk: 3002 Av. Jacques-Bureau, Laval, QC H7P 4J7 (pas Costco Laval)

KOSTO: Falas

Kliko e plotëso formularin FORMULARI I RREGJISTRIMIT

Të nderuar bashkatdhetarë, dashamirës dhe anëtarë të Shoqatës Kulturore Shqiptare Montreal,

Kemi nderin dhe kënaqësinë t’ju ftojmë në piknikun familjar veror, që Shoqata jonë organizon tradicionalisht. Dëshirojmë që ta kthejmë këtë ditë në një festë familjare tradicionale sa më të bukur e të larmishme.

Pikniku organizohet në një kompleks sportiv dhe festiv. Si gjithmonë deshirojmë të kemi një pjesëmarrje sa më të gjerë nga të gjitha moshat, sidomos të rinjtë.

Eshtë planifikuar një minikampionat futbolli, por jo vetëm.

Në dispozicion do të kemi gjithashtu fusha tenisi e volejbolli. Kush dëshiron, mund të sjellë raketa dhe topa tenisi.

Disponojmë gjithashtu një ambjent të gjerë, ku do të organizojmë një BBQ për të kënaqur gjithë pjesëmarrësit.

Parkimi është i mjaftueshëm për të gjithë.

Shpenzimet e gjithë aktiviteteve të ditës do të mbulohen totalisht nga fondi i Shoqatës.

Ju presim në numër sa më të madh.

Me respekt Shoqata Kulturore Shqiptare Montreal-Albanian Cultural Association Montreal

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *