Shoqata Kulturore Shqiptare Montreal
Misioni ynë është të mbështesim përparimin kulturor, edukativ dhe shoqëror të popullsisë shqiptare të Kebekut nëpërmjet nismash që nxisin rritjen e gjithanshme dhe mirekuptimin në komunitetin tonë.
Vizioni ynë për SHKSHM është krijimi i një komuniteti gjithpërfshirës i cili të jetë në harmoni me
diversitetin, të krijoje mundësira për përparim dhe të punojë për një të ardhme edhe më të mirë.
Ëndërojmë një popullsi shqiptaro-kanadeze të fortë e të bashkuar që të jetë e respektuar, fuqizuar dhe
me lidhje edhe me të forta, përmes pjesmarrjes në pervoja kulturore të përbashkëta.
Ne aspirojme të ndërtojmë ura lidhjeje midis antarëve të komunitetit tonë, të cilat do të nxisin më tej
energjitë pozitive, unitetin dhe prosperitetin. Së bashku, ne mund të hedhim themelet për një të ardhme
edhe me të mirë për komunitetin dhe brezat e ardhshëm.
Mbrojtja e trashëgimisë
Nëpërmjet nxitjes së kultures, trashëgimisë kulturore, arsimimit dhe nismave të tjera, puna jonë synon të
jetë një ndihmë e vyer në suksesin e komunitetit shqiptar.
Zhvillimi komunitar
Ne përqëndrohemi në zhvillimin e programeve, ngjarjeve dhe nismave që mbështesin komunitetin tonë.
Aspirojme një Shoqatë të fortë dhe frymezuese për komunitetin.
Angazhimi
Ne punojmë per lehtësimin e mundësive të angazhimit qytetar që nxit një kuptim edhe me të mirë të
vlerave dhe kultures sonë.