Të nderuar bashkatdhetarë!

Festa e përvjetorit të 111-të të Pavarësisë Kombëtare po afron dhe gjithë shqiptarët anë e mbanë globit po përgatiten ta përkujtojnë këtë datë të shënuar në historinë e popullit tonë.

Në emër të Shoqates Kulturore të Shqiptarëve të Montrealit, ju ftojmë në një atmosferë festive dhe të larmishme, nën tingujt e bukur të muzikes shqiptare, që do të interpretohet nga këngëtarja Vojsava Alia, e shoqëruar në organo nga Vani Rushiti, e me një menu të pasur dhe të zgjedhur ofruar nga salla e banketeve “La Classique”.

Ju ftojmë të festojmë së bashku në mbrëmjen e 25 Nëntorit 2023!

NJË MENU ITALIANE SHOQËRUAR ME PIJE.

  • Pjatë e parë – Makarona Shtëpie.
  • Pjatë e dytë – Sallatë.
  • Pjata kryesore – Mish viçi, i shoqëruar me patate të furrës dhe perime.
  • Kafe ekspres, kafe me qumësht, kapuçino, çaj.
  • Ëmbëlsirë.
  • Pije – Verë të Bardhë / Kuqe (dy shishe verë për tavolinë), si dhe ujë e pije të gazuara pa alkool.

______________________________________________________________________________________________

Çmimi 130.00 $ (taksat dhe bakshishet të përfshira)

60.00 $ për fëmijët 5-12 vjeç / falas për fëmijët 0-5 vjeç

Nxitoni për të rezervuar, vendet janë të kufizuara!

______________________________________________________________________________________________

Për biletat kontaktoni:

Julinda Basha: 514-647-2700 Laval

Fierez Dumani: 438-722-2602 Montreal

Merita Qendro: 514-806-3775 Montreal

Prend Tanushi:  438-321-2772 Longueuil

La Classique – Salle de Réceptions

Adresa: 6010 Boul.des Grandes-Prairies, Montréal, QC, H1P 1A5

Datë : 25 Nëntor 2023

Ora : 19:00

Shënim: Ju ftojmë të paraqitemi hijshëm, të festojmë me hare dhe me respektin që meriton kjo ditë e shënuar.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *