Sa është kostoja e anëtarësimit për të sapoardhurit në Kanada?

Kushdo që ka më pak se një vit që banon në Kanada nuk është i detyruar të paguaj tarifën e anëtarësimit për vitin e parë si anëtar i Shoqatës Kulturore Shqiptare Montreal. Shkoni në faqen e anëtarësimit për të plotësuar formularin dhe për t’u bërë anëtar.

Si mundem të anëtarësohem tek Shoqata Kulturore Shqiptare Montreal?

Duke hapur faqen e anëtarësimit, është e mundur që kushdo të plotësojë formularin e anëtarësimit dhe të dërgojë pagesën e duhur sipas udhëzimeve të dhëna në faqe ose vetë formularin.

Kush është pjesë e kryesisë së shoqatës?

Shoqata Kulturore Shqipatare Montreal është e drejtuar nga një kryesi e përbërë nga 13 vullnetarë me kombësi shqiptare që jetojnë në Montreal. Çdo anëtar mund të kërkojë të shtohet në kryesi gjatë asamblesë të përgjithshme vjetore me votimin e mazhorancës të anëtarëve pjesëmarres.

Çfarë aktivitetesh organizon shoqata gjatë vitit?

Shoqata Kulturore Shqipare Montreal organizon aktivitete ne mënyre jo-fitimprurëse gjatë gjithë vitit. Disa nga shembujt janë:

  • Shkolla e gjuhës shqipe ditën e shtunë
  • ⁠Aktivitete sportive javore
  • Mbrëmje për festën ndërkombëtare të grave
  • Pikinik familjal veror
  • ⁠Mbrëmje për festën e flamurit
  • ⁠Mbrëmje për festën e pavarësise së Kosoves
  • ⁠Festa e fundvitit për fëmijë


Cili është çmimi i anëtarësimit për një student?

Studentët dhe personat mbi 65 vjeç përfitojnë nga një çmim i reduktuar. Çmimi i anëtarësimit për ta është 20$ për person.

A mund të marr një konfirmim që pagesa e anëtarësimit është kryer me sukses?

Po. Duke plotësuar formularin e anëtaresimit, çdo anëtar do të marrë një kartë anëtaresimi elektronike që konfirmon kryerjen e pagesës dhe kohëzgjatjen e anëtarësisë.

Çfarë përfitimesh kam nëse bëhem anëtar të Shoqatës?

Të qënurit anëtar ju jep mundësinë:

  • Të informoheni të parët nëpërmjet email-it per çdo aktivitet të Shoqatës.
  • Të keni ulje çmimi në disa nga aktivitetet tona me pagesë. Apo të informoheni në kohë për aktivitetet falas.
  • Të përfitoni nga rregjistrimi i fëmijeve tuaj ne shkollën shqipe falas.
  • Të përfitoni nga pjesëmarrja në takime me bashkatdhetarë të profesioneve të ndryshme, ose biznese shqipfolëse per të rritur rrjetin tuaj të njohjes.
  • Të keni mundësi të ndihmoni komunitetin në mënyrë vullnetare dhe të kontribuoni në vazhdimin e projekteve si Shkolla Shqipe, grupi I valleve Albos, Pikniku veror, Festa e Babagjyshit e plot aktivitete të tjera.
  • Të shprehni ide të reja që do të kontribojnë ne zhvillimin e mëtejshëm komunitar dhe të merrni pjesë në asamblenë e përgjithshme dhe votimet e saj.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *