Ne Asamblenë e Përgjithshme te Shoqatës Kulturore Shqiptare Montreal në datën 21 prill 2024, me shumicë votash, u aprovuan tarifat për anëtarësimin e bizneseve shqiptare në Kanada:

  • 40$ për kontribut bazë
  • 200$ për kontribut të avancuar

Anëtarësimi vjetor i bizneseve shqiptare në Kanada :

  1. U jep të drejtën atyre të kenë një afishim në faqen Web, Facebook, Instagram e Youtube të Shoqatës për periudhën e anëtarësimit.
  2. I lejon ato të kontribuojnë financiarisht në aktivitetet e Shoqatës, ose në projektet e saj kryesore siç janë Shkolla Shqipe Naim Frashëri dhe Grupi i Valleve Albos
  3. Nëpërmjet afishimit ndihmojne edhe bashkatdhetarët që mund të kenë nevoje për shërbimet e këtyre bizneseve.

Per te kryer anëtarësimin ju lutemi plotësoni formularin e mëposhtëm dhe kryeni pagesën e tarifës perkatëse nëpërmjet transferimit bankar drejtpërdrejt në llogarinë e Shoqates Kulturore Shqiptare Montreal në adresën e-mail shkshmantar@gmail.com. Depozita në llogari është automatike.
Është e rëndësishme të theksohet që në mesazhin që shoqëron transferimin bankar të vihet emri i plotë i biznesit.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *