Me rastin e festës së flamurit, Shoqata Kulturore Shqiptare Montreal-Albanian Cultural Association Montreal ka kënaqësinë të organizojë një mbrëmje festive më 30 nëntor 2024.
Ftojmë të gjithë bashkëatdhetarët të bashkohen me ne për të festuar këtë ngjarje të veçantë.
Në këtë mbrëmje do të na nderojnë me praninë e tyre këngëtarja e njohur Valbona Mema dhe këngëtari Kleandro Harrunaj.
Le të festojmë së bashku me muzikë shqiptare.