Të nderuar prindër të komunitetit shqiptar, për fëmijët tanë kemi menduar një aktivitet për festat e fundvitit.
Kur: Ditën e djelë datë 22 Dhjetor 2024 në orën 11:00 paradite.
Ku: (CACI) 12049 Blvd. Laurentien, Montreal, Quebec H4K 1M8
Shoqata Kulturore ofron pije, surpriza dhe lojra për fëmijët, muzikë e argëtim për të gjitha moshat, dhe fotografi të cilat do të lahen në një moment të dytë e jepen dhuratë kujtim për fëmijët me Babagjyshin e vitit të ri. Ndërsa për prindërit gjithashtu do të ofrohet kafe dhe ëmbëlsira të traditës shqiptare.
Babagjyshi i Vitit të Ri do të jetë aty për të shpërndarë dhurata dhe buzëqeshje për më të vegjëlit.
Shënim: Prindërit lutet të konfirmojnë paraprakisht prezencën e fëmijëve të tyre duke kontaktuar shoqatën në faqen e saj në Facebook ose Instagram, ose duke kontaktuar Anila Hasko +1 (514) 883-3919. Si dhe prindi duhet ta pregatisi paraprakisht dhuratën e tyre specifikisht për fëmijën përkatës duke mbajtur shënimin e emrit të fëmijës mbi atë dhuratë.
Programi i Festës së fëmijëve dhe Babagjyshit
———————————————————–
Hapja datë 22 Dhjetor 2024 (ora 11 paradite)
1) Hyrja shoqëruar me muzikë të lehtë këngë në shqip për festat e fund vitit.
2) Fotografi me Babagjyshin
Familjet vijnë me fëmijët sipas orarit të mbërritjes, bëjnë fotot që në fillim sipas radhës së ardhjes, në këtë moment i jepet edhe dhurata e dëshiruar nga prindi me emrin e fëmijës përkatës ngjitur mbi paketim.
3) Recitime, surpriza, shumë dhurata modeste nga sponsorët, shoqëruar me muzikë për fëmijë dhe pije e biskota të freskta, ndërsa për prindërit kafe.
Mbyllja (ora 15 pasdite)