Faleminderit për mbështetjen të gjithë sponsorave, partnerëve tanë, bizneset, organizmat, individët dashamirës dhe anëtarëve tanë në dhënien e kontributit të pa-kursyer.

Dëshirojmë nëpërmjet këtij postimi të falenderojmë të gjithë ato organizma, kompani, por dhe individë që mbështetën financiarisht ose dhe nëpërmjet ofrimit të produkteve, apo shërbimeve të ofruara pa kosto për realizimin e projekteve tona përgjatë vitit 2024.

Besimi juaj është motivimi ynë, projekte si Shkolla Shqipe “Naim Frashëri” Montreal apo Grupi i Valleve Albos. Organizimi i festave të ndryshme apo edhe aktivitetit si ai i “Promovimit të Librit” dhe shumë projekteve të tjera si krijimi i kanalit youtube dhe faqes sonë zyrëtare e përditësimi i www.albculture.ca apo krijimi i portofolit të bizneseve shqiptaro-kanadeze etj.. të gjitha këto nuk do të ishin të mundura pa mbështetjen tuaj.

Falenderime të përzemërta.

Bordi Drejtues i Shoqatës Kulturore Shqiptare Montreal

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *