Më 6 Prill 2025 u mbajt Asambleja Vjetore e Shoqatës, ku u diskutuan projektet kulturore, përfshirja e komunitetit dhe planet për zhvillimin e mëtejshëm.

Ndër vendimet kryesore ishte dorëheqja e Kryetarit Glen Kasneci për arsye familjare. Z. Kasneci u falënderua për kontributin e tij të vazhdueshëm dhe do të vazhdojë të ndihmojë në menaxhimin financiar të Shoqatës.

Në vend të tij, si kryetar i përkohshëm u përzgjodh Ermir Dardha, i njohur për angazhimin e tij në projektet kulturore të komunitetit.

Gjithashtu, në kryesi u bashkuan dy anëtare të reja: Anastasia Guberaj dhe Heidi Grespa, të gatshme për të dhënë kontribut aktiv në zhvillimin e Shoqatës.

Faleminderit të gjithëve për pjesëmarrjen dhe mbështetjen!

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *